Rreth Nesh
Dedikimi Dhe Puna Jonë
Në zyrën tonë puna reflekton parimin tonë kryesor se të drejtat e imigrantëve janë të drejta të njeriut. Ekipi ynë ligjor me një eksperiencë dhe ekspertizë të jashtëzakonshme i dedikohet ekskluzivisht degës së imigracionit. Klientët tanë përfshijnë individë, familje, profesionistë, investitorë si dhe kompani të ndryshme dhe ne përfaqësojmë jo vetëm imigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe imigrantë që ndodhen kudo në botë, në lidhje me çdo çështje të imigracionit.
Klientët Tanë Janë Prioriteti Ynë
Ne jo vetëm që bëjmë të pamundurën çdo ditë për të mbrojtur të drejtat e imigrantëve, por gjithashtu i pajisim klientët tanë me njohuri në lidhje me proçesin e komplikuar të imigracionit, në mënyrë që ata të marrin vendimet më të mira për çdo situatë ligjore. Ekipi ynë ofron një shërbim të personalizuar për çdo klient. Në zyrën tonë klientët trajtohen me të njëjtin kujdes si pjesëtarë të families, dhe ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë ndihmë për çdo çështje në lidhje me imigracionin. Transparenca, respekti dhe integriteti i lartë profesional janë pjesë e kulturës së ekipit tonë ligjor.
Ekspertiza Jonë Me Çështjet Më Sfiduese
Ekipi ynë ligjor ndjen krenari të veçantë për sukseset e shkëlqyera që ka arritur në përfaqësimin e imigrantëve me çështjet më sfiduese. Drejtuesja e zyrës sonë, avokatja Olsa Alikaj-Cano ka jo vetëm eksperiencë të gjatë dhe njohuri të thellë në fushën e imigracionit, por mban një Çertificatë Speciale dhe konsiderohet eksperte mbi ligjin e imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor për Shtetin e Teksasit. Si rezultat i punës së shkëlqyer të saj në fushën e imigracionit dhe kontributit në komunitetin e imigracionit për më se një dekadë, ajo është nderuar me titujt prestigjozë si një “Top Avokat-e”, “Super Avokat-e në Teksas”, “Yll në Ngritje”, si dhe me titullin “Gratë e Ligjit në Teksas”. Këta janë tituj që u jepen vetëm 5% të avokatëve më të mirë në të gjjithë shtetin e Teksasit, në SHBA. Qëllimi i ekipit tonë ligjor është që me eksperiencën, ekspertizën, dhe profesionalizmin tonë të vazhdojmë të ofrojmë shërbime juridike superiore dhe t’i përfaqësojmë klientët në maksimumin e aftësive tona.