Proçesi në Konsullatë
Aplikimi konsullor apo paketat konsullore, i referohen proçedurës së aplikimit për një vizë imigrimi përmes një Ambasade ose Konsullate të SHBA-së në një vend të huaj. Ne kemi një përvojë të gjerë në paraqitjen e aplikimeve për bashkimet familjare nëpër Ambasadat Amerikane kudo në botë.
Ne gjithashtu i ndihmojmë klientët tanë në rastet e aplikimeve me ambasadat për vizat imigruese dhe jo imigruese të bazuara në oferta punësimi, si dhe në përgatitjen dhe paraqitjen e aplikimeve për faljet e duhura, në rastet kur imigrantët kanë pasur probleme të mëparshme me ligjin e imigracionit apo me çështje penale.
Ne shpesh i ndihmojmë klientët tanë me sa vijon:
- Përgatitjen dhe regjistrimin e paketave konsullore me Qendrën Kombëtare të Vizave, si dhe me Konsullatat/Ambasadat Amerikane;
- Përgatitjen e klientëve për intervistë nëpër Konsullatat apo në Ambasadat Amerikane;
- Përgatitjen për mbërritjen në SH.B.A. dhe inspektimin në kufi apo aeroporte;
















