slogan
NA TELEFONONI 832-288-2727
Build & Design
Zyrë Avokatie që Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit

Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut

Grecia Castro
Asistente Legale

grecia-castro

Grecia është Asistente Legale në Firmën tonë. Megjithëse e lindur dhe e rritur në Houston, ajo vjen nga një familje emigrantësh. Prindërit e Grecia-s emigruan në Shtetet e Bashkuara nga El Salvador-i dhe që në fëmijëri asaj iu shtua dashuria dhe dhembshuria për emigrantët. Grecia e pa nga afër guximin dhe punën e emigrantëve në këtë vend dhe kjo e frymëzoi atë të ndiqte një karrierë në fushën e emigracionit. Ajo është e apasionuar për të ndihmuar të tjerët dhe është gjithmonë e përqendruar dhe e qetë. Atë që e bën Grecian të veçantë është talenti i saj për të shkruar dhe vëmendja e saj për detajet, diçka që të gjithë klientët tanë e vlerësojnë shumë. Kur nuk ndihmon emigrantët, Grecias i pëlqen të kalojë kohën me familjen e saj. Gjithashtu asaj i pëlqen të lexoj dhe të ndihmoj vullnetarisht në Kishën e saj.

By : | June 22, 2021 |

Olsa Alikaj-Cano
Avokate Drejtuese

best-femail-immigration-lawyer

Olsa Alikaj-Cano është Themeluesja dhe Avokatja Drejtuese e Zyrës së Avokatisë Cano Immigration, PLLC. Ajo praktikon ekskluzivisht në fushën e imigracionit dhe mban një Çertificatë Speciale për Ligjin e Imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor në Shetin e Teksas-it. 

Avokatja Alikaj-Cano është veçanërisht krenare për prejardhjen e saj nga Shqipëria.  Ajo lindi dhe u rrit në një qytet të vogël, në Librazhd, ku mbaroi shkollën 8-vjecare dhe ku mbi te gjitha iu dedikua me pasion mësimit të gjuhës Angleze që e vogël.  Më vonë ajo mbaroi me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, Shqipëri dhe më pas vazhdoi edukimin e saj të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ajo ndoqi Universitetin e Teksas-it në El Paso duke u diplomuar me Diplomë të Lartë Nderi në Shkenca Politike dhe Linguistikë. E apasionuar për ligjin dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut ajo më vonë vazhdoi Fakultetin Juridik të Universitetit të Houston-it ku shërbeu si avokate studente në Qëndrën e Imigracionit të Universitetit. 

Para themelimit të Zyrës së saj të Avokatisë, Znj. Alikaj-Cano punoi si Avokate Drejtuese dhe drejtoi me sukses ekipin juridik në një nga Firmat më të mëdha të imigracionit në Amerike, Foster LLP.  E njohur si një nga Super Avokatet e Teksas-it për shumë vite, ajo e ka përqëndruar praktikën e saj kryesisht në çështjet e Imigracionit Familjar, çështjet e Azilit dhe veçanërisht në çështjet që përfshijnë Gjyqe Federale si dhe mbrojtjen e imigrantëve dhe familjeve të tyre kundra deportimit. 

Olsa Alikaj-Cano është e liçensuar që të përfaqësojë klientët e saj në të gjitha instancat gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. 

Dedikimi i saj për të mbrojtur të drejtat e imigrantëve nuk duket vetëm brënda gjykatave por edhe në orgaizatat humanitare që ajo mbështet. Një aspekt shumë i rëndësishëm në punën e saj është dhe ndihma ligjore falas që ajo u ofron nënave dhe fëmijëve të braktisur që vijnë në kufij të SHBA-së dhe që kërkojnë Azil dhe një jetë më të mirë. 

E njohur për përkushtimin e saj, në vitin 2016 Avokatja Alikaj-Cano u ftua nga Kryetari i Bashkisë së Houston-it për të qënë pjesëtare e Këshillit Kundër Trafikimit Njerëzor në Houston,Teksas, një çështje që ajo e ka tepër pasion. Ajo mbështet punën e UNICEF-it për fëmijët në të gjithë botën dhe përqëndrimi i përpjekjeve të saj është në programet për të ndihmuar fëmijët imigrantë. 

Avokatja Alikaj-Cano vazhdon të jetë anëtare aktive dhe ka mbajtur pozita drejtuese në Shoqatën Amerikane të Avokatëve dhe është gjithmonë e ftuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si lektore në fushën imigracionit. 

Përkushtimi i saj për komunitetin e imigracionit e ka çuar atë në Uashington D.C., së bashku me avokatë të tjerë për të luftuar për të drejtat e imigrantëve kudo në botë. 

TITUJ E NDERE

  • Super Avokate e Teksas-it 2019, 2020, 2021
  • Gratë Më të Pregatitura në Fushën e Imigracionit 2018, 2019, 2020, 2021
  • Avokatet Më të Mira në Teksas   2018, 2019, 2020, 2021
  • Super Avokate e Teksas-it/Yll në Ngritje  2016, 2017, 2018
  • Këshilli i Houston-it Kundër Trafikimit të Njerëzve, Anëtare e Këshillit e ftuar nga Kryetari i Bashkisë së Houston-it 2016-2018
  • Avokate Falas për Qendrën e Drejtësisë Tahirih 
  • Avokate Falas për Kolegjin Falas të Avokatëve të Shtetit të Teksasit

GJUHËT

  • Shqip
  • Anglisht
  • Spanjisht
By : | June 15, 2020 |

Charlotte Lang
Avokate Këshilluese

Charlotte-Lang-Immigration-Lawyer

Avokatja Charlotte Lang është Avokate Këshilluese në zyrën tonë të avokatisë.  Charlotte është e liçensuar si avokate në Shtetin e Teksas-it, dhe në karrierën e saj mbi tridhjetë vjet si avokate, ajo është paraqitur në shumë raste në Gjykatat e Qarkut, në Gjykatat e Imigracionit, si dhe në Gjykatat Federale dhe ato të Apelit.  

Charlotte u diplomua në Universitetin e Tulsa-s me një Diplomë të Lartë në gazetari, dhe më vonë mori titullin Doktore e Jurisprudencës nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Houston-it, në Teksas.   Gjatë shkollës për juridik ajo gjithashtu punoi si avokate studente në Zyrën e Shërbimeve Juridike të të Burgosurve në Departamentin e Drejtësisë Penale në Teksas. Pasi u liçensua, ajo punoi atje si avokate drejtuese ku ushtroi ligjin penal, civil dhe të imigracionit.

Para se të dilte në pension, për njëzet vjet, Charlotte punoi si avokate që përfaqësonte Shtetet e Bashkuare të Amerikës në Zyrën e Departamentit të Imigracionit të Sigurisë Kombëtare.  Gjithashtu për disa vite ajo shërbeu si ndërlidhëse midis Zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare me Zyrat e Prokurorit të SHBA-së për Qarkun Jugor të Teksasit, ku ajo ndihmoi me përgjigjet e padive civile. 

Para karrierës ligjore, Charlotte ishte një punëtore sociale që merrej me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve në Oklahoma dhe në Teksas. Ajo është e apasionuar për të ndihmuar njerëzit më të pambrojtur të komunitetit tonë. Pas daljes në pension ajo ka bërë shumë punë vullnetare dhe falas për rihapjen e çështjeve për personat që janë dënuar padrejtësisht me burgim të perjetshëm.  

 

By : | July 3, 2020 |

Stefanie Bell
Asistente Ekzekutive

Stefanie është asistentja ekzekutive në Firmën tonë. Ajo lindi në Monterrey, Nuevo León, në Meksikë dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familien e saj në moshë shumë të vogël. Ajo është shumë e apasionuar për punën me imigrantët. Stefanie flet shumë rrjedhshëm gjuhët angleze dhe spanjolle. Ajo ka përvojë të gjerë në fushën juridike, duke punuar më parë për disa nga zyrat më të mëdha të imigracionit në Teksas.  Gjithmonë profesioniste dhe me një natyrë pozitive, ajo i bën klientët tanë të ndihen shumë të mirëpritur.  Me eksperiencën e saj ajo i kontribuon jo vetëm zyrës sonë, por dhe të gjithë komunitetit të imigracionit të cilit ne i shërbejmë.

 

By : | June 17, 2020 |

BASHKЁPUNIMI YNЁ ME SHOQATA HUMANITARE PЁR IMIGRANTЁT

Ekipi ynë ligjor ka pasion të veçantë punën humanitare për imigrantët refugjatë, ata që i largohen persekutimit, luftërave dhe terrorit dhe që kalojnë disa nga vështirësitë më të jashtëzakonshme që ekzistojnë.

Ne dedikojmë shumë orë falas dhe bëjmë një punë të pandalshme sidomos për fëmijët e braktisur dhe gratë e abuzuara që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Gjithashtu ne mbështesim shumë shoqata humanitare që ndihmojnë imigrantët, jo vetëm me këshillime ligjore dhe përfaqësim falas të imigrantëve nëpër gjykatat e imigracionit, por edhe me ndihma të vazhdueshme monetare.

Për listën e organizatave që ne mbështesim shikoni më poshtë:

UNICEF www.unicefusa.org
Qëndra e Drejtësisë Tahirih http://www.tahirih.org
Fëmijët në Nevojë për Mbrojtje (KIND) https://supportkind.org/
Akademia e Ligjit të Imigracionit të Fëmijëve (CILA) (CILA) www.cilacademy.org
Këshilli Amerikan i Imigracionit (AIC) www.americanimmigrationcouncil.org
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.