Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut

KONTAKTI
Tel: 832-288-2727
E-mail: Charlotte@canoimmigration.com
PRAKTIKA LIGJORE
ARSIMI
LIÇENSA
Liçensë Avokatie nga Shteti i Teksas-it
EKSPERIENCA
PUNË FALAS
Avokate e ekipit te rishikimit për rihapjen e çështjeve për personat e dënuar padrejtësisht me burgim të perjetshëm
Avokatja Charlotte Lang është Avokate Këshilluese në zyrën tonë të avokatisë. Charlotte është e liçensuar si avokate në Shtetin e Teksas-it, dhe në karrierën e saj mbi tridhjetë vjet si avokate, ajo është paraqitur në shumë raste në Gjykatat e Qarkut, në Gjykatat e Imigracionit, si dhe në Gjykatat Federale dhe ato të Apelit.
Charlotte u diplomua në Universitetin e Tulsa-s me një Diplomë të Lartë në gazetari, dhe më vonë mori titullin Doktore e Jurisprudencës nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Houston-it, në Teksas. Gjatë shkollës për juridik ajo gjithashtu punoi si avokate studente në Zyrën e Shërbimeve Juridike të të Burgosurve në Departamentin e Drejtësisë Penale në Teksas. Pasi u liçensua, ajo punoi atje si avokate drejtuese ku ushtroi ligjin penal, civil dhe të imigracionit.
Para se të dilte në pension, për njëzet vjet, Charlotte punoi si avokate që përfaqësonte Shtetet e Bashkuare të Amerikës në Zyrën e Departamentit të Imigracionit të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu për disa vite ajo shërbeu si ndërlidhëse midis Zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare me Zyrat e Prokurorit të SHBA-së për Qarkun Jugor të Teksasit, ku ajo ndihmoi me përgjigjet e padive civile.
Para karrierës ligjore, Charlotte ishte një punëtore sociale që merrej me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve në Oklahoma dhe në Teksas. Ajo është e apasionuar për të ndihmuar njerëzit më të pambrojtur të komunitetit tonë. Pas daljes në pension ajo ka bërë shumë punë vullnetare dhe falas për rihapjen e çështjeve për personat që janë dënuar padrejtësisht me burgim të perjetshëm.
Zyrë Avokatie qe Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.