Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut

KONTAKTI
Tel: 832-288-2727
E-mail: Olsa@canoimmigration.com
PRAKTIKA LIGJORE
ARSIMI
PRANIMET NË GJYKATA
ORGANIZATAT PROFESIONALE
Olsa Alikaj-Cano është Themeluesja dhe Avokatja Drejtuese e Zyrës së Avokatisë Cano Immigration, PLLC. Ajo praktikon ekskluzivisht në fushën e imigracionit dhe mban një Çertificatë Speciale për Ligjin e Imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor në Shetin e Teksas-it.
Avokatja Alikaj-Cano është veçanërisht krenare për prejardhjen e saj nga Shqipëria. Ajo lindi dhe u rrit në një qytet të vogël, në Librazhd, ku mbaroi shkollën 8-vjecare dhe ku mbi te gjitha iu dedikua me pasion mësimit të gjuhës Angleze që e vogël. Më vonë ajo mbaroi me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, Shqipëri dhe më pas vazhdoi edukimin e saj të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ndoqi Universitetin e Teksas-it në El Paso duke u diplomuar me Diplomë të Lartë Nderi në Shkenca Politike dhe Linguistikë. E apasionuar për ligjin dhe të drejtat ndërkombëtare të njeriut ajo më vonë vazhdoi Fakultetin Juridik të Universitetit të Houston-it ku shërbeu si avokate studente në Qëndrën e Imigracionit të Universitetit.
Para themelimit të Zyrës së saj të Avokatisë, Znj. Alikaj-Cano punoi si Avokate Drejtuese dhe drejtoi me sukses ekipin juridik në një nga Firmat më të mëdha të imigracionit në Amerike, Foster LLP. E njohur si një nga Super Avokatet e Teksas-it për shumë vite, ajo e ka përqëndruar praktikën e saj kryesisht në çështjet e Imigracionit Familjar, çështjet e Azilit dhe veçanërisht në çështjet që përfshijnë Gjyqe Federale si dhe mbrojtjen e imigrantëve dhe familjeve të tyre kundra deportimit.
Olsa Alikaj-Cano është e liçensuar që të përfaqësojë klientët e saj në të gjitha instancat gjyqësore deri në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.
Dedikimi i saj për të mbrojtur të drejtat e imigrantëve nuk duket vetëm brënda gjykatave por edhe në orgaizatat humanitare që ajo mbështet. Një aspekt shumë i rëndësishëm në punën e saj është dhe ndihma ligjore falas që ajo u ofron nënave dhe fëmijëve të braktisur që vijnë në kufij të SHBA-së dhe që kërkojnë Azil dhe një jetë më të mirë.
E njohur për përkushtimin e saj, në vitin 2016 Avokatja Alikaj-Cano u ftua nga Kryetari i Bashkisë së Houston-it për të qënë pjesëtare e Këshillit Kundër Trafikimit Njerëzor në Houston,Teksas, një çështje që ajo e ka tepër pasion. Ajo mbështet punën e UNICEF-it për fëmijët në të gjithë botën dhe përqëndrimi i përpjekjeve të saj është në programet për të ndihmuar fëmijët imigrantë.
Avokatja Alikaj-Cano vazhdon të jetë anëtare aktive dhe ka mbajtur pozita drejtuese në Shoqatën Amerikane të Avokatëve dhe është gjithmonë e ftuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si lektore në fushën imigracionit.
Përkushtimi i saj për komunitetin e imigracionit e ka çuar atë në Uashington D.C., së bashku me avokatë të tjerë për të luftuar për të drejtat e imigrantëve kudo në botë.
TITUJ E NDERE
GJUHËT
Zyrë Avokatie qe Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.