DACA nënkupton Aksionin e Shtyrë për Imigrantët e Ardhur në Fëmijëri në SH.B.A. Marrësit e dokumentit DACA quhen “ëndërrimtarë” dhe ka më shumë se 800,000 “ëndërrimtarë” në SH.B.A. të cilëve u është dhënë ndihmë nga programi DACA. Në 15 Qershor 2012, Sekretari i Sigurisë së Brendshme njoftoi se disa individë që erdhën në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe që plotësonin disa kushte mund të kërkonin konsiderimin e veprimit të shtyrë të deportimit të tyre, për një periudhë prej dy vjetësh, si dhe të aplikonin për autorizim pune nëpërjmet aplikimit për programin DACA. Veprimi i aksionit të shtyrë nuk iu siguron status të ligjshëm imigrantëve, por ai e lejon Departamentin e Sigurisë së Brendshme të Shtetit t’i shtyjë veprimet kundra imigrantëve që kanë DACA (dmth një individ që ka DACA nuk mund të deportohet fizikisht). DACA është për dy vjet dhe mund të rinovohet.

Aplikantët e pranueshëm nga DACA janë ata që:

  • Ishin nën moshën 31 vjeç, në 15 Qershor 2012;
  • Erdhën në Shtetet e Bashkuara para se të mbushnin 16-vjec;
  • Kanë banuar vazhdimisht në Shtetet e Bashkuara që nga 15 Qershori i vitit 2007 deri në kohën e tanishme;
  • Ishin fizikisht në Shtetet e Bashkuara në 15 Qershor 2012 si dhe në kohën e bërjes së kërkesës për shqyrtimin e veprimeve të shtyra me Zyrën e Imigracionit;
  • Nuk kishin status të ligjshëm në 15 Qershor 2012;
  • Aktualisht janë në shkollë, kanë mbaruar ose kanë marrë një çertifikatë të përfundimit nga shkolla e mesme, kanë marrë një çertifikatë të zhvillimit të arsimit të përgjithshëm, ose janë veteranë të shkarkuar me nder nga Garda Bregdetare ose Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara; dhe
  • Nuk janë dënuar për një krim të rëndë, shkelje rregulli kundërvajtje, ose krime të ndryshme;

Memorandumi i Departamentit të Sigurisë së Shtetit për t’a hequr perfundimisht programin DACA

Në 5 Shtator 2017, Departamenti i Sigurisë së Brendshme njoftoi se do të anullonte memorandumin DACA të vitit 2012, dhe se do t’a hiqte programin bazuar nga një përcaktim që programi DACA ishte një “ushtrim antikushtetues i autoritetit nga Dega Ekzekutive”. Departamenti iu lejoi aplikantëve një periudhë “mbyllje” dhe e ndaloi rinovimin e aplikacioneve DACA që skaduan ose në datën 6 Mars të vitit 2018 ose pas 6 Marsit.

Menjëherë pas ketij njoftimi shumë organizata humanitare dhe pro imigrantëve bënë padi të ndryshme që sfidonin vendimin e qeverisë. Këto padi rezultuan në urdhra nga Gjykatat Federale që Departamenti të vazhdojë të pranojë aplikime për të rinovuar DACA-n nga individë që aktualisht kanë, ose më parë kishin DACA. Urdhëri nuk përfshin pranimin e aplikimeve fillestare për DACA.

Vendimi i Gjykatës Së Lartë

Në 18 Qershor 2020, Gjykata e Lartë vendosi në favor të ëndërrimtarëve. Në Departamenti i Sigurisë së Shtetit. Kundra. Referentëve të Universitetit të Kalifornisë, Gjykata e Lartë vendosi që administrata nuk e shpjegoi siç duhej vendimin e saj për t’i dhënë fund DACA-s. Ky vendim lejon që programi DACA të vazhdojë, dhe marrësit e programit DACA duhet të rinovojnë aplikimet e tyre.

Sipas Vendimi të Gjykatës së Qarkut në Batalla Vidal, etj. kundra Wolf, etj. dhe Shteti i Nju Yorkut, etj. kundra Trump, etj.

Në 14 Nëntor 2020, një nga Gjykatat e Qarkut të Shteteve të Bashkuara lëshoi ​​një urdhër që kërkon që Departamenti i Sigurisë Kombëtare të rikthejë pranimin e aplikimit për Aksionin e Shtyrë për Imigrantët e Ardhur në Fëmijëri (programin DACA) sipas rregullit që ishte në fuqi në 4 Shtator 2017. 

Në përputhje me urdhërin e Gjykatës, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) do fillojnë të pranojnë kërkesat për ata që aplikojnë për herë të parë për shqyrtimin e aplikimit të  programit DACA. Kjo përshfshin aplikimet për udhëtim; gjithashtu dhe zgjatjet e aprovimit të veprimit të shtyrë në bazë të DACA-s si dhe zgjatjen e dokumentave të autorizimit të punësimit nga një një vit në dy vite.