Në përgjithësi, kërkesat për falje paraqiten në lidhje me aplikimet e vizave imigruese dhe jo-imigruese, kur një aplikant konsiderohet të jetë i papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që të konsiderohet i papranueshëm aplikanti duhet të ketë pasur probleme me çështje penale, mund të ketë bërë keqpërfaqësime ndaj qeverisë amerikane në aplikimet e mëparshme të imigracionit; ose mund të ketë pasur shkelje të mëparshme ne lidhje me ligjin e imigracionit (p.sh. marrja e një urdhëri deportimi etj.). Pasi një aplikant konsiderohet i papranueshëm, ka shumë mundësi që atij të mos i aprovohet viza për të ardhur në SH.B.A. Gjithashtu, atij mund t’i refuzohet pranimi në SH.B.A. në një kufi apo aeroport edhe pasi t’i jetë dhënë viza më parë. Nëse individi jeton në SH.B.A. dhe ka paraqitur një kërkesë për rezidencë të përhershme (kërkesë për kartë jeshile), aplikimi gjithashtu mund t’i refuzohet bazuar në ato shkelje ligjore. Në disa raste ligji ofron një mundësi falje për t’i kuruar ato shkelje.

Ne i përfaqësojmë klientët tanë me kërkesat për faljet e mëposhtme, ose me një kombinim të një ose më shumë prej kërkesave te faljeve, sipas situatës përkatëse.

Kërkesë për falje të shkaqeve të papranueshmërisë

Në përgjithesi, në varësi të natyrës së shkeljeve, një aplikant për kërkesë për falje duhet të vërtetojë se familja e tij do të përballet me një vështirësi ekstreme nëse aplikantit i refuzohet viza, ose aplikimi për falje. Si pjesëtarë të familjes për një kërkesë falje konsiderohen bashkëshorti, prindi, fëmija ose vajza e aplikantit, që janë ose nënshtetas amerikanë ose që kanë kartë jeshile.

Një aplikant me çështje kriminale, mund të bëj një kërkesë falje, duke treguar:  

  • Kalimin e 15 vjetëve nga akti kriminal
  • Rehabilitim pas kryerjes së aktit kriminal

Aplikim për kërkesë falje të prezencës së paligjshme (që bëhet brenda SH.B.A)

Disa aplikantë për vizë imigruese të cilët janë të afërmit e nënshtetasve amerikanë, ose janë të afërm të rezidentëve të përhershëm, mund të kërkojnë falje për papranueshmërinë për 3 dhe 10 vjet, në lidhje me prezencën e paligjshme të tyre (më shumë se 180 ditë prezencë e paligjshme, ilegale, në SH.B.A.). Kjo kërkesë për falje mund të bëhet përpara largimit nga Shtetet e Bashkuara. Pasi kërkesa për falje është e miratuar, individi mund të marrë masa për t’u paraqitur për intervistën e vizës në një Ambasadë ose në një Konsullatë Amerikane në shtetin e tij, për t’u rikthuer perfundimisht në SH.B.A. me kartën jeshile.

Aplikimi për leje për të riaplikuar për pranim në Shtetet e Bashkuara pas një urdhëri të deportimit

Nëse një individ ka një urdhër të deportimit dhe konsiderohet i papranueshëm në SH.B.A. ai duhet të kërkojë një leje për të riaplikuar për pranim në Shtetet e Bashkuara para se të kthehet legalisht në Shtetet e Bashkuara. Shpesh, kjo kërkesë për falje përdoret së bashku dhe me kerkesa të tjera faljesh, si p.sh. kërkesë për falje krimesh apo për falje të prezencës së paligjshme në SH.B.A.

Aplikim për kërkesë falje nga refugjatët për heqjen e shkaqeve të përjashtimit

Kjo ështe një kërkesë për falje specifike vetëm për refugjatët ose imigrantët që kanë status azili, dhe që konsiderohen të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara. Kërkesa e faljes bëhet në lidhje me aplikimin për rezidencën e përhershme të refugjatëve dhe të personave që kane marrë azil, dhe kuron çështje të tilla si dënimi për krime, probleme shëndetësore etj. Aplikuesit që kërkojne këtë falje duhet të demonstrojnë të drejtën e tyre për të marrë faljen për arsye humanitare, bashkim familjar apo interes kombëtar.

Aplikimi për faljen 2-vjetore për imigrantë me viza vizitore shkëmbimi

Kjo kërkesë bëhet nga personat që kanë vizat J-1 dhe J-2 (viza vizitore shkëmbimi), për të kërkuar falje të kushtit që iu vihet nga qeveria e kombit të tyre për t’u rikthyer në shtetin e tyre pas qëndrimit dy vjeçar në SH.B.A.

Në përgjithësi, aplikantët duhet të demonstrojnë:

  • Një deklaratë që detajon vështirësitë ose përndjekjet që do të ndodhin pas kthimit në vendin e shtetësisë ose kombësisë së tyre; ose
  • Largimi nga Shtetet e Bashkuara do të shkaktonte vështirësi të jashtëzakonshme për bashkëshortin/en ose fëmijë/t e tyre që janë nënshtetas amerikanë ose rezidentë të përhershëm në SH.B.A.

Aplikimi për falje për të hyrë në SH.B.A. si jo-imigrant

Neni 212 (d)(3)(A) i ligjit të Imigracionit, i jep Prokurorit të Përgjithshëm autoritetin që t’i falë pothuajse të gjitha arsyet e papranueshmërisë në lidhje me aplikantët për vizat jo-imigruese. Kjo kërkesë për falje paraqitet zakonisht nga aplikanti në një Ambasadë ose Konsullatë Amerikane, me perjashtim të qytetarëve Kanadezë të cilët mund të aplikojnë për falje në kufi me SH.B.A.

Në zyrën tonë ne kemi një eksperiencë të gjerë me pregatitjen dhe paraqitjen e kërkesave të suksesshme të faljeve në SH.B.A. si dhe nëpër ambasada dhe konsullata kudo në botë.