slogan
NA TELEFONONI 832-288-2727
Build & Design
Zyrë Avokatie që Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit

Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut

Avokate Fenomenale

“Olsa me ekipin e saj bëri një punë të shkëlqyer për mua. Para se ta punësoja,
kisha parë disa avokatë të tjerë që pasi diskutuan situatën time nuk më ofruan
aspak ndihmë. Por Olsa bëri të pamundurën për mua dhe madje bëri dhe më
shumë seç mund t’a mendoja. Statusi im i legal është rikthyer sërish dhe tani
kam prapë kartën jeshile dhe jam rezident permanent! “

By : Kristoffer | July 5, 2020 |

Olsa Dhe Ekipi I Saj Janë Të Jashtëzakonshëm

“Olsa dhe ekipi i saj bënë një punë të jashtëzakonshme për çështjen time të
imigracionit. Ata përdorën lidhjet dhe ekspertizën e tyre jo vetëm që të
sqaronin çëshjten time, por dhe që të më nxirrnin jashtë qendrës së burgimit të
imigrantëve shumë më shpejt nga sa parashikohej. Rishikuan me vëmendje çdo
aspekt të çështjes sime, dhe më shpjeguan e squaruan çdo opsion të
mundshëm. Vetë Olsa u kujdes për mua si të isha pjesëtare e familjes së
saj. Ajo ishtë vërtet e shqetësuar për mua dhe familjen time dhe na trajtoi me
shumë përzemërsi. Nuk hezitoj t’a rekomandoj Olsën për këdo që është në një
situatë imigracioni siç isha unë. Thjesht, kjo është eksperienca më e mirë që
kam pasur në lidhje me avokatët dhe me gjyqet. “

By : Nikash | July 4, 2020 |

Avokatja Më E Mirë Në Houston

“Olsa më ndihmoi në çdo hap të gjyqit për rezidencën time. Megjithëse çështja
ime ishte shumë e vështire unë më në fund mora kartën jeshile nga Gjyqtari i
Imigracionit. Jam shumë i lumtur dhe i jam shumë mirënjohës punës dhe
ndihmës së saj. Unë do ja rekomandoja avokaten Olsa të gjithë familjarëve dhe
miqëve të mi. Po të mundja do t’i vija me shume se 5 yje, do i vija 10. Shumë
faleminderit. Kisha më se 23 vjet pa parë familjen time në Meksikë, e më në
fund e pashë. Jam shumë i lumtur prej avokates Olsa. Njëmijë falenderime
Avokate! “

By : Daniel Taylor | July 2, 2020 |

Jo një koment një dëshmi

“Ç​ështja ime për nënshtetësine amerikane kërkonte vendime taktike dhe të
sakta. Më duhej të gjeja avokatin e duhur që të më ndihmonte të navigoja sot
në mjedisin e paqëndrueshëm politik kur gjërat mund të ndryshojnë me
goditjen e një stilolapsi. Nuk kisha nevojë për dikë që thjesht do të më
ndihmonte të plotësoja formularët, por për dikë që të më këshillonte gjatë
gjithë proçesit. Herën e parë që takova Olsën, filluam të diskutonim çështjen
time. Ajo i bëri të gjitha pyetjet e duhura dhe më në fund më dha hapin tjetër që
duhet të merrja. Ky ishte i gjithë proçesi, një seri diskutimesh dhe hapash,
hapat e duhur. Në asnjë moment nuk u ndieva i nxituar ose ndjeva se nuk
kishte fund çështja ime. Unë e kuptova menjëherë që ajo dinte gjithçka mbi
çështjen time dhe kjo më dha mua dhe familjes sime një paqe të vërtetë. Olsa
nuk mund t’i shohë rezultatet e veprimit të saj dhe unë nuk po flas vetëm për
mua e për t’u bërë një qytetar amerikan për të cilën jam shumë krenar. Rezultati
që po i referohem është atë që bëri për familjen time dhe karrierën time që
varej nga nënshtetësia. Ajo ndoshta nuk mund t’a dijë se sa shumë netë pa
gjumë kalova duke parë tavanin tepër i shqetësuar, sidomos pas shikimit të
lajmeve me gjithë armiqësi ndaj emigrantëve. E vetmja gjë që më qetësonte
ishte se kisha një ekip legal profesionist të drejtuar nga avokatja më mirë që
ekziston, avokatja Olsa Alikaj-Cano.
Në emër të të gjithë familjarëve dhe miqve të mi, ju falënderoj nga zemra për
gjithçka që bëtë për çështjen time. Falë jush realizova ëndrrën time të bëhesha
qytetar Amerikan. Ju falenderoj sinqerisht dhe ju uroj t’i realizoni të gjitha
ëndrrat tuaja duke ndjekur pasionin tuaj për të ndihmuar imigrantë të tjerë.”
Shoku yt gjithmonë,

By : RV | July 1, 2020 |

Avokate E Shkëlqyer E Imigracionit

“Olsa flet Spanjisht!!! Ne e punësuam Olsën për të na ndihmuar me problemin e imigracionit që kaloi babai im në vitin 2016. Tani jemi në vitin 2019 dhe jam shumë e lumtur që babai im do t’a mbajë kartën e tij jeshile, dhe që ankthi ynë ka mbaruar!! Kjo nuk mund të ndodhte pa pasur organizimin dhe vëmendjen e Olsës. Nëse keni nevojë për një avokate të imigracionit që është e afrueshme, e ditur dhe e besueshme, duhet të punësoni Olsën. Ajo nuk nxitohej dhe gjithmonë na përgjigjej në kohë kur kishim pyetje. Ajo gjithmonë i dorëzoi dokumentat e tim ati para kohe. Shumë korrekte! Faleminderit.

Olsa dhe ekipi bën një punë të palodhur!!

Një shpjegim i vogël për situatën e babait tim: Babai im u dënua për një krim që bëri në vitin 1995 dhe atëhere ai kishte kartën jeshile. Ai e përfundoi gjyqin, bëri punën vullnetare që i duhej dhe pagoi tarifat. Ne menduam se kaq ishte çështja e tij.  Por në vitin 2016 policia e imigracioinit erdhi për të arrestuar babanë tim në lidhje me problemin e tij që ndodhi 20 vjet më parë.  Ne u lidhëm me Olsën që të nesërmen, dhe ajo filloi punën menjëherë. Im atë doli nga burgu i imigracionit shumë shpejt pasi pagoi një tarife të vogël.  Ajo ka jo vetëm njohuri, por është shumë e dhembshur. Olsa na ka rikthyer paqen e mëndjes sonë.  Përsëri, faleminderit !!! “

By : Veronica | June 29, 2020 |

Avokatja Më E Mirë E Imigracionit Në Houston!

“Unë me burrin tim kam luftuar për të emigruar në SHBA që në vitin 1980. Burri
kishte shumë akuza dhe çështja e tij ishte e ndërlikuar. Që në vitin ‘80 ne kemi
punësuar plot zyra legale dhe avokatë të imigracionit. Ishte kënaqësi kur
punuam me Olsën.
Rasti ynë ishte shumë i vështirë dhe Olsa ishte avokajte e tretë e çështjes
sonë. Kur e takuam për herë të parë, thamë me vete ”prap si njëlloj më parë do
jemi.” Por e kishim gabim. Ajo iu fut punës menjëherë me një strategji që t’i
hiqte të gjitha akuzat tona nga qeveria. Olsa përfundoi me sukses çështjet tona
në gjyq.
Olsa ishte ëngelli që na shpëtoi. Nga të gjithë avokatët e shumtë që kemi
takuar, e them me 100% siguri se Olsa është avokatja më e mirë i imigracionit
në qytet. Ajo është avokate e përkushtuar, realiste dhe me njohuri. Edhe pse
ajo merret me shumë çështje njëkohësisht, ajo është gjithnjë e pregatitur, dhe
dinte më shumë për historine e çështjes sonë se ne. ”
Ju faleminderit shumë Olsa!

By : Bilquees | June 28, 2020 |

Një Eksperience Profesionale Me Rezultate Të Suksesshme

“Olsa ka treguar një nivel profesionalizmi superior gjatë gjithë çështjes sime.
çështja ime ishte e ndërlikuar, dhe shumë avokatë nuk më dhanë shpresë. Olsa
më tregoi drejtpërdrejtë se çfarë ishte e mundur dhe si do të vepronim në çdo
hap. Ishte një proçes i vazhdueshëm. Atë që shumica thanë ishte e pamundur
Olsa e përfundoi brenda disa javëve. Unë e rekomandoj Olsën, nëse doni një
avokate të suksesshme, të fortë dhe të njohur që të luftoj për çështjen tuaj. “

By : Sabrina | June 27, 2020 |

Një “Faleminderit” E Vonuar

“Olsa, Kjo është një” Faleminderit! ” dhe shumë e vonuar.
Unë dua të të falënderoj që na ndihmove për marrjen e pashaportës amerikane
të gruas sime në vitin 2010. Ne vazhdimisht ishim të irrituar nga qeveria që i
mohonte pashaportën gruas sepse ajo lindi në një shtëpi në Donna, Teksas, me
një mami dhe jo në spital. Megjithëse ne paraqisnim dokumentat e duhur,
qeveria na kërkonte prap dokumenta të tjerë. Ne nuk kishim asnjë shpresë deri
sa u takuam me Olsën. Olsa na tha që do të ishim pjesë e një grupi në një qjyq
federal, kundra qeverisë amerikane. Ne pamë menjëherë rezultat pozitiv dhe e
morëm pashaportën e gruas brenda një muaji. Ne kemi udhëtuar në Kanada,
Meksikë, Angli, Skoci, Uells, Spanjë dhe Portugali. Ndoshta një ditë do
udhëtojm dhe në Shqipëri.” Faleminderit, Olsa

By : Michael | June 26, 2020 |

Ringjalli Çëshjten e Familjes Në Gjyqin e Imigracionit

“Për dy dekada familja ime ka luftuar nëpër zyrat e imigracionit amerikan dhe
çëshjta përfundoi në Gjykatën e Imigracionit. Shumë zyra avokatie, dy dekada
dhe mijëra dollarë të ikur dhe asgjë nuk u zgjidh. Ishim me fat kur takuam
ëngjëllin tonë shpëtimtar, avokatën Olsa Alikaj-Cano. Ajo është avokjata më e
mirë dhe më empatike që kemi takuar. ​çështja e babait tim ishte rrefuzuar dhe
qeveria e akuzonte babanë tim me hyrje ilegale në këtë vend. Olsa punoi ditë e
natë për t’a sqaruar dhe e bindi qeverinë të vendosë se babai im hyri legalisht,
dhe se akuzat e supozuara të qeverisë nuk mund të ishin të sakta. Pas
dekadash, dhe me një avokate të shkëlqyer, ne fituam! Ju faleminderit shumë
Olsa! Ju vërtet na keni ndryshuar jetën. Familja ime t’a ka përgjithmonë borxh.”

By : Mustafa | June 25, 2020 |

E Shkëlqyer, E Fortë, E Dhembshur Dhe Që Kryen Punën!

“Avokatja Alikaj-Cano pranoi të merrte përsipër çështjen time në një kohë kur
avokati im nuk po respektonte detyrimet e tij dhe më la pa ndihmë. Ajo është
shumë inteligjente, me aftësi, e dhembshur dhe bën një punë të shkëlqyer. Unë
kam takuar shumë avokatë të tjerë por asnjë nuk i afrohet asaj, jo vetëm për
aftësitë e saj për të pregatitur çështjen në kohë, por edhe për t’a paraqitur para
gjykatës së imigracionit dhe përfundimisht t’a fitojë çështjen, siç bëri për
çështjen time. Ajo gjithmonë më tregonte të vërtetën dhe ishte tepër empatike
gjatë gjithe proçesit. Gjithmonë i përgjigjej pyetjeve të mia menjëherë. Avokatja
Alikaj-Cano në të vërtet kujdeset për klientët e saj dhe i trajton të gjithë me
respekt. Ajo ka integritet që nuk e gjen tek avokatët e tjerë. Sado sfiduese të
jetë situata juaj, ajo bën të pamundurën dhe është avokatja që ju duhet. “

By : Edlira | June 24, 2020 |

BASHKЁPUNIMI YNЁ ME SHOQATA HUMANITARE PЁR IMIGRANTЁT

Ekipi ynë ligjor ka pasion të veçantë punën humanitare për imigrantët refugjatë, ata që i largohen persekutimit, luftërave dhe terrorit dhe që kalojnë disa nga vështirësitë më të jashtëzakonshme që ekzistojnë.

Ne dedikojmë shumë orë falas dhe bëjmë një punë të pandalshme sidomos për fëmijët e braktisur dhe gratë e abuzuara që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Gjithashtu ne mbështesim shumë shoqata humanitare që ndihmojnë imigrantët, jo vetëm me këshillime ligjore dhe përfaqësim falas të imigrantëve nëpër gjykatat e imigracionit, por edhe me ndihma të vazhdueshme monetare.

Për listën e organizatave që ne mbështesim shikoni më poshtë:

UNICEF www.unicefusa.org
Qëndra e Drejtësisë Tahirih http://www.tahirih.org
Fëmijët në Nevojë për Mbrojtje (KIND) https://supportkind.org/
Akademia e Ligjit të Imigracionit të Fëmijëve (CILA) (CILA) www.cilacademy.org
Këshilli Amerikan i Imigracionit (AIC) www.americanimmigrationcouncil.org
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.