Të gjithë punëdhënësit në SH.B.A. duhet të plotësojnë siç duhet Formularin I-9 për të verifikuar identitetin dhe autorizimin për punësim të sejcilit individ që ata punësojnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qytetarë dhe jo-qytetarë amerikanë të punësuar. Zyra jonë i ndihmon punëdhënësit me sfidat e tyre specifike të Formës I-9, dhe ne iu ofrojmë ekspertizën tonë në mënyrë që ata të shmangin sanksionet federale për shkeljet që lidhen me punësimin e individëve ta padokumentuar ose në lidhje me punësimin e personave që paraqesin dokumenta fallso.

Ne iu ofrojmë shërbimet e mëposhtme ligjore klientëve tanë:

  • Trajnim vjetor për personelin dhe punëdhënësit;
  • Zhvillimin e një proçedure gjithëpërfshirëse për Format I-9 dhe të E-Verifikimit;
  • Kryerjen e kontrolleve proaktive në lidhje me Formën I-9;
  • Hartimin e protokollit për të pregatitur klientët për Njoftimin e Inspektimeve ose bastisjet nga policia e imigracionit;
  • Përfaqësim para zyrtarëve të E-Verifikimit dhe hetuesve të policisë federale të imigracionit;
  • Përfaqësim në negociatat me policinë federale të imigracionit si dhe nëpër seancat administrative në lidhje me tarifat dhe sanksionet federale;

Burimet e dobishme të punëdhënësit: