Një avokate eksperte në fushën e imigracionit,  e përkushtuar për ligjin dhe e pandalshme për të drejtat e imigrantëve

Gjatë këtyre viteve të fundit, ligjet e imigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar shumë duke u bërë sa më të padrejta kundra imigrantëve. Kjo shihet në vështirësitë që kanë imigrantët për të marrë leje pune, për të aplikuar për rezidencë të përhershme, si dhe për të marrë nënshtetësinë amerikane. I kemi parë pasojat negative të ligjit në kufi kur familjet, apo nënat dhe fëmijet e tyre janë ndarë padrejtësisht nga njëri tjetri, si dhe kur azilëkerkuesit janë penguar të kërkojnë strehim në këtë vend. Aq më tepër e kemi parë padrejtësinë kundra imigrantëve kur qeveria vazhdon të zbatojë taktikat më agresive të deportimit.

Pikërisht, në këto rrethana kaq të vështira, një këshillim kompetent juridik për imigracionin bëhet edhe më i domozdoshëm. Studime të shumta nga organizata të ndryshme, përfshirë dhe ato nga Këshilli Amerikan i Imigracionit vërtetojnë se një këshillim ligjor i një avokati kompetent e përmirëson më shumë mundësinë për një rezultat të suksesshëm në rastet e imigracionit. E kundërta ndodh kur imigrantët përfaqësojnë veten e tyre nëpër gjykata apo zyra imigracioni.

Nëse ju, familja juaj, apo miqtë tuaj kanë nevojë për ndihmë juridike në lidhje me imigracionin, duhet të kërkoni një avokat me përvojë në fushën e imigracionit.  Nëse përfaqësoni veten tuaj, pa avokatë do e vështirësoni më shumë situatën tuaj, pasi kryerja e gabimit dhe më të vogël mund të pengojë mundësinë tuaj për të qëndruar në këtë vend. Gabimi që mund të bëni gjithashtu mund të ndikojë negativisht në mundësinë tuaj për t’u rikthyer përsëri në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen, ose për t’u ribashkuar me familjen tuaj.

Si një firmë ligjore e dedikuar për komunitetin tonë të imigracionit, ne jemi veçanërisht të njohur për ekspertizën dhe eksperiencën tonë me çështjet më të vështira të imigracionit, në fushat e deportimit dhe bashkimit familjar si dhe në çështjet e bazuara në aplikime pune dhe investitorësh.

Themeluesja dhe avokatja drejtuese Olsa Alikaj-Cano krenohet sidomos për bashkëpunimin e një niveli personal që ka krijuar me klientët e saj. Si një imigrante që e ka përjetuar vet sistemin e komplikuar të imigracionit, ajo e kupton dhe identifikohet me stresin që klientët e saj ndiejnë çdo ditë. Ajo konsiderohet një eksperte në fushën e imigracionit dhe njihet si Super Avokate e Teksas-it, një nder i dhënë vetëm për 5% të avokatëve në të gjithë shtetin e Teksas-it.

Në firmën tonë, ju do të jeni në duart më të afta dhe do të trajtoheni si pjesëtarë të familjes.