ProÇedura Në Gjykatën e Imigracionit

Deportimi është një proçedurë administrative dhe zhvillohet përpara Gjykatës së Imigracionit nën drejtimin e një gjykatësi të imigracionit. Proçedura e deportimit të imigrantëve iniciohet nga Departamenti i Sigurisë së Brëndshme që përfaqëson qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe fillon zyrtarisht kur Departamenti i dërgon imigrantit njoftimin për t’u paraqitur në Gjykatën e Imigracionit. Imigranti duhet të adresojë akuzat e qeverisë Amerikane dhe të kërkojë çdo formë të mundshme të mbrojtjes kundra deportimit.

Gjykatat për imigrantët në paraburgim dhe për imigrantët  në gjëndje të lirë

Në varësi të faktorëve të shumtë, si për shembull nga statusi i imigracionit, historia kriminale apo akuzat kundra një individi, një imigrant mund të ndalohet nga Policia e Imigracionit si dhe nga Policia e Zbatimit të Doganave dhe të futet në një institucion paraburgimi. Përdorni këtë lidhje për të gjetur një imigrant i cili është në paraburgim në Qendrën e Paraburgosjes së Imigrantëve.

Në rast se imigranti nuk lirohet me kusht, ose me një pagë, ai do të vazhdojë të mbetet i arrestuar për kohëzgjatjen e çështjes së tij. Nëse lirohet, çështja më pas transferohet në Gjykatën e Imigracionit për imigrantët në gjëndje të lirë.

Proçedura ligjore e Gjykatës së Imigracionit është e njëjtë si për imigrantët e paraburgosur, dhe për ata që janë në gjëndje të lirë.  Në varësi të fakteve të çështjes, në përgjithësi ekzistojnë disa seanca ligjore paraprake të quajtura Seanca Master Kalendari, si dhe një Seance Individuale, apo Gjyq Final. Seanca Individuale është proçesi gjyqësor ku imigranti mund të paraqesë dëshmitarë, përveç kërkesave apo aplikimeve me shkrim që duhet t’i kishte paraqitur në Gjykatë në bazë të një afati të caktur nga Gjykatësi. Avokati që përfaqëson Qeverinë Amerikane gjithashtu paraqet prova kundra imigrantit në emër të Qeverisë gjatë seancave gjyqesore. Në përfundim të gjyqit, Gjykatësi i Imigracionit mund të marrë një vendim, ose mund t’a rezervojë vendimin e tij me shkrim për një ditë tjetër. Nëse vendimi është i pafavorshëm për imigrantin, ai mund të apelohet në Bordin e Ankesave të Imigracionit.

Imigrantët nuk kanë të drejtë të  një avokati falas të caktuar nga Gjykata e Imigracionit

Proçedurat e imigracionit konsiderohen proçedura civile prandaj imigrantëve nuk iu sigurohet mbrojtja kushtetuese që iu ofrohet të pandehurve në çështjet penale dhe ata nuk kanë të drejtë për një avokat falas të caktuar nga gjykata. Imigrantët ose mund të paguajn për një avokat të tyre, ose duhet të përfaqësojnë veten në proçedurat ligjore të deportimit. Gjykatësit e Imigracionit duhet t’iu japin imigrantëve listën e avokatëve që ofrojnë shërbime ligjore falas për imigrantët. Shikoni këtu listën e Avokatëve që ofrojnë Shërbime Ligjore falas në Tekas.

Ndryshimi i Adresës dhe Paraqitjet para Gjykatës së Imigracionit

Imigrantët duhet të njoftojnë Zyrën e Imigracionit si dhe Gjykatën e Imigracionit për ndryshimin e adresës së tyre, brenda 10 ditëve nga zhvendosja në një vendbanim të ri. Gjithashtu, është e domosdoshme që imigrantët të paraqiten gjithmonë para Gjykatës së Imigracionit në datën e caktuar për çdo seancë gjyqi. Mosparraqitja në gjyq ka pasoja të rënda dhe mund të rezultojë në deportimin e imigrantëve në mungesë të tyre nga Shtetet e Bashkuara. Përdorni këtë lidhje për të plotësuar Formularin e Ndryshimit të Adresës me Gjykatën e Imigracionit.

Përfaqësimi para Gjykatës së Imigracionit

Ne kemi shume eksperiencë në lidhje me çështjet e imigracionit në mbrojtje të imigrantëve kundra deportimit, nëpër Gjykatat e Imigracionit kudo në SH.B.A.

 

Ne i ndihmojmë klientët tanë në lidhje me çështjet e mëposhtme: (Lista nuk është ekskluzive)

  • Proçedurat e obligacioneve dhe lirimit nga Gjykatësi;
  • Kërkesë për lirim me kusht nga policët e imigracionit;
  • Aplikimet për Azil social, politik, racor, kombëtar dhe religjioz;
  • Mbrojtja sipas Aktit të Konventës Kundër Torturës;
  • Anullimi i deportimit për rezidentët e përhershëm (ata që kanë kartën jeshile) si dhe për rezidentët jo të përhershëm (ata që janë pa dokumenta legale);
  • Aplikime për kartën jeshile të bazuara në kërkesat familjare si dhe nëpërmjet kërkesave të punës;
  • Kërkesë për Falje në lidhje me aplikime të ndryshme;
  • Statusi i Mbrojtur i Përkohshëm, Aplikim NACARA;
  • Peticione dhe kërkesa në lidhje me Aktin e Dhunës ndaj Grave;
  • Vizat për dëshimitarët kundra krimeve;
  • Proçedimet për të mbrojtur heqjen e kartës jeshile;
  • Kthesa vullnetare;
  • Kërkesa për të rihapur dhe për të rishqyrtuar proçedurat e deportimit;
  • Kërkesa urgjente për qëndrimin e largimit/deportimit nga SH.B.A.;