Marrja e nënshtetësisë amerikane është shumë e rëndësishme dhe është qëllimi kryesor për shumë imigrantë që e duan këtë vend, dhe që punojnë pa u lodhur duke kontribuar në suksesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qytetarët e Shteteve të Bashkuara kanë të drejtë të jetojnë dhe të punojnë përgjithmonë në SH.B.A. si dhe të votojnë në zgjedhjet e SH.B.A.-së. Gjithashtu ata kanë të drejtë të shërbejnë në juritë gjyqësore, të mbajnë një pashaportë amerikane dhe të paraqesin kërkesa në emër të pjesëtarëve të familjes së tyre.

Fëmijët e lindur në SH.B.A.

Fëmijët e lindur në SH.B.A. janë automatikisht nënshtetas të SH.B.A.-së, pavarësisht nga statusi i imigracionit i prindërve të tyre. Ndonjëherë, Departamenti i Shtetit nuk pranon të lëshojë pashaporta për qytetarët amerikanë të lindur në këtë vend që kanë një “çertifikatë lindje të vonuar”, ose një “çertifikatë lindje të paraqitur nga mamitë” për fëmijët e lindur jo në spital por në shtëpi. Në raste të tilla ne kemi ngritur padi kundër Qeverisë Federale Amerikane, dhe e kemi detyruar qeverinë të aprovojë pashaportat për shtetasit e lindur në këtë vend.

Lindja jashtë Shteteve të Bashkuare me prindër që janë qytetarë amerikanë

Fëmijët e lindur jashtë vendit kur të dy prindërit janë nënshtetas amerikanë janë automatikisht nënshtetas të SH.B.A.-së.

Nënshtetësia prej një prindi

Një fëmijë i lindur jashtë SH.B.A.-së mund të bëhet automatikisht një nënshtetas i SH.B.A.-së, nëse një prind bëhet shtetas i SH.B.A.-së para së femija të mbush 18-të vjeç dhe fëmija është gjithashtu një rezident i përhershëm.

Adoptimi nga prindërit qytetarë të SH.B.A.

Fëmijët e adoptuar, nën moshën 16 vjeç në kohën e adoptimit, të cilët janë nën kujdestarinë ligjore dhe fizike të paktën të një prindi qytetar amerikan për të paktën dy vjet, mund të bëhen rezidentë të përhershëm amerikanë. Një fëmijë duhet të jetë nën moshën 16 vjeç në kohën e adoptimit. Nëse fëmija i adoptuar që është rezident i përhershëm është nën moshen 18 vjeç dhe të paktën një prind është shtetas i SH.B.A.-së, fëmija gjithashtu mund të marrë nënshtetësinë amerikane.

Nënshtetësia pas marrjes së rezidencës së përhershme

Në përgjithësi, kushdo mbi moshën 18 vjeç që ka qenë rezident i përhershëm për të paktën pesë (5) vjet; i cili ka qenë fizikisht prezent në SH.B.A. për të paktën 30 muaj nga pesë vjet para datës së paraqitjes së kërkesës, dhe i cili mund të demonstrojë karakter të mirë moral, mund të aplikoj për nënshtetësinë amerikane.

Përjashtime të veçanta për nënshtetësinë

Ekzistojnë përjashtime të veçanta për disa aplikantë për nënshtetësi siç janë individët që bëjn pjesë në ushtri, etj.

Ne i ndihmojmë klientët tanë me aplikimet e mëposhtme: 

  • Aplikimet për nënshtetësi;
  • Kërkesa për një seancë dëgjimore për një vendim të gabuar nga qeveria në lidhje me aplikimin për nënshtetësinë;
  • Regjistrimi për çertifikatën e qytetarisë (pa aplikim për nënshtetësi);
  • Paraqitja e padisë në Gjykatën Federale për mohimin e kërkesave për nënshtetësi;
  • Përfaqësimi në Gjykatën Federale për proçedurat e heqjes së nënshtetësisë;
  • Paraqitja e padisë në Gjykatën Federale për të detyruar qeverinë amerikane t’iu japi pashaportat nënshtetasve amerikanë të lindur në këtë vend, me “çertifikata lindje të vonuara” ose “çertifikata lindje të paraqitura nga mamitë” për fëmijët e mos lindur në spital;