Avokate E Shkëlqyer E Imigracionit
Posted by Veronica
“Olsa flet Spanjisht!!! Ne e punësuam Olsën për të na ndihmuar me problemin e imigracionit që kaloi babai im në vitin 2016. Tani jemi në vitin 2019 dhe jam shumë e lumtur që babai im do t’a mbajë kartën e tij jeshile, dhe që ankthi ynë ka mbaruar!! Kjo nuk mund të ndodhte pa pasur organizimin dhe vëmendjen e Olsës. Nëse keni nevojë për një avokate të imigracionit që është e afrueshme, e ditur dhe e besueshme, duhet të punësoni Olsën. Ajo nuk nxitohej dhe gjithmonë na përgjigjej në kohë kur kishim pyetje. Ajo gjithmonë i dorëzoi dokumentat e tim ati para kohe. Shumë korrekte! Faleminderit.
Olsa dhe ekipi bën një punë të palodhur!!
Një shpjegim i vogël për situatën e babait tim: Babai im u dënua për një krim që bëri në vitin 1995 dhe atëhere ai kishte kartën jeshile. Ai e përfundoi gjyqin, bëri punën vullnetare që i duhej dhe pagoi tarifat. Ne menduam se kaq ishte çështja e tij. Por në vitin 2016 policia e imigracioinit erdhi për të arrestuar babanë tim në lidhje me problemin e tij që ndodhi 20 vjet më parë. Ne u lidhëm me Olsën që të nesërmen, dhe ajo filloi punën menjëherë. Im atë doli nga burgu i imigracionit shumë shpejt pasi pagoi një tarife të vogël. Ajo ka jo vetëm njohuri, por është shumë e dhembshur. Olsa na ka rikthyer paqen e mëndjes sonë. Përsëri, faleminderit !!! “