Përfaqësimi me Urdhërat e Mbikëqyrjes së policisë së imigracionit

Ndonjëherë, agjentët e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave mund t’i lejojnë imigrantët të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara nën një Urdhër Mbikëqyrje, në vend të deportimit të imigrantëve në vendin e tyre. Ne i shoqërojmë gjithmonë klientët tanë në këto takime të planifikuara me policinë dhe agjentët e imigracionit.

Ne gjithashtu i përfaqësojmë klientët tanë me aplikime të ndryshme humanitare dhe Kërkesa Urgjente për të qëndruar në SH.B.A. me familjet e tyre. Gjatë kohës së urdhrave të mbikëqyrjes në Shtetet e Bashkuara, imigrantët në përgjithësi kanë të drejtë të aplikojnë për autorizim pune në mënyrë që të kenë mundësi të punësohen në këtë vend.

Gjatë periudhës së COVID-19 imigrantët në të gjithë vendin duhet të konrollojnë proçedurat për raportimin nëpër zyrat ku iu duhet të paraqiten për urdhërin mbikqyrës. Në Houston ata mund të vazhdojnë të marin në telefon  për të raportuar në mënyrë telefonike në numërat: 281-774-5964; 281-774-5968.

 

Përfaqësimi me inspektimet në zyrat e doganave dhe vendimet e shtyra

Shpesh, kur kthehen nga një udhëtim jashtë Shteteve të Bashkuara nënshtetasit e huaj, vizitorët ose rezidentët e përhershëm mund të merren në pyetje nga një zyrtar i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit dhe mund të vendosen në një inspektim të dytë. Një zyrtar i doganës mund të kërkojë më tej që imigranti të paraqitet në një takim inspektimi për të verifikuar më mirë çështjen.

Gjatë këtyre takimeve oficerët mund t’a vendosin një imigrant në proçedurat e deportimit në gjykatën e imigracionit, dhe madje edhe mund t’a paraburgosin atë. Ne kemi shumë përvojë me këto çështje dhe përfaqësojmë klientët tanë jo vetëm në takimet për inspektime por edhe në proçedurat e deportimit nëpër gjykatat e imigracionit, nëse është domosdoshme.