slogan
NA TELEFONONI 832-288-2727
Build & Design
Zyrë Avokatie që Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit

Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut

Avokate E Shkëlqyer E Imigracionit

“Olsa flet Spanjisht!!! Ne e punësuam Olsën për të na ndihmuar me problemin e imigracionit që kaloi babai im në vitin 2016. Tani jemi në vitin 2019 dhe jam shumë e lumtur që babai im do t’a mbajë kartën e tij jeshile, dhe që ankthi ynë ka mbaruar!! Kjo nuk mund të ndodhte pa pasur organizimin dhe vëmendjen e Olsës. Nëse keni nevojë për një avokate të imigracionit që është e afrueshme, e ditur dhe e besueshme, duhet të punësoni Olsën. Ajo nuk nxitohej dhe gjithmonë na përgjigjej në kohë kur kishim pyetje. Ajo gjithmonë i dorëzoi dokumentat e tim ati para kohe. Shumë korrekte! Faleminderit.

Olsa dhe ekipi bën një punë të palodhur!!

Një shpjegim i vogël për situatën e babait tim: Babai im u dënua për një krim që bëri në vitin 1995 dhe atëhere ai kishte kartën jeshile. Ai e përfundoi gjyqin, bëri punën vullnetare që i duhej dhe pagoi tarifat. Ne menduam se kaq ishte çështja e tij.  Por në vitin 2016 policia e imigracioinit erdhi për të arrestuar babanë tim në lidhje me problemin e tij që ndodhi 20 vjet më parë.  Ne u lidhëm me Olsën që të nesërmen, dhe ajo filloi punën menjëherë. Im atë doli nga burgu i imigracionit shumë shpejt pasi pagoi një tarife të vogël.  Ajo ka jo vetëm njohuri, por është shumë e dhembshur. Olsa na ka rikthyer paqen e mëndjes sonë.  Përsëri, faleminderit !!! “

By : Olsa Cano | June 29, 2020 |

NA KONTAKTONI

  • Hidden

Cano Immigration, PLLC.

Zyrë Avokatie qe Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit

Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.

BASHKЁPUNIMI YNЁ ME SHOQATA HUMANITARE PЁR IMIGRANTЁT

Ekipi ynë ligjor ka pasion të veçantë punën humanitare për imigrantët refugjatë, ata që i largohen persekutimit, luftërave dhe terrorit dhe që kalojnë disa nga vështirësitë më të jashtëzakonshme që ekzistojnë.

Ne dedikojmë shumë orë falas dhe bëjmë një punë të pandalshme sidomos për fëmijët e braktisur dhe gratë e abuzuara që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Gjithashtu ne mbështesim shumë shoqata humanitare që ndihmojnë imigrantët, jo vetëm me këshillime ligjore dhe përfaqësim falas të imigrantëve nëpër gjykatat e imigracionit, por edhe me ndihma të vazhdueshme monetare.

Për listën e organizatave që ne mbështesim shikoni më poshtë:

UNICEF www.unicefusa.org
Qëndra e Drejtësisë Tahirih http://www.tahirih.org
Fëmijët në Nevojë për Mbrojtje (KIND) https://supportkind.org/
Akademia e Ligjit të Imigracionit të Fëmijëve (CILA) (CILA) www.cilacademy.org
Këshilli Amerikan i Imigracionit (AIC) www.americanimmigrationcouncil.org
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.