Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut
“Çështja ime për nënshtetësine amerikane kërkonte vendime taktike dhe të
sakta. Më duhej të gjeja avokatin e duhur që të më ndihmonte të navigoja sot
në mjedisin e paqëndrueshëm politik kur gjërat mund të ndryshojnë me
goditjen e një stilolapsi. Nuk kisha nevojë për dikë që thjesht do të më
ndihmonte të plotësoja formularët, por për dikë që të më këshillonte gjatë
gjithë proçesit. Herën e parë që takova Olsën, filluam të diskutonim çështjen
time. Ajo i bëri të gjitha pyetjet e duhura dhe më në fund më dha hapin tjetër që
duhet të merrja. Ky ishte i gjithë proçesi, një seri diskutimesh dhe hapash,
hapat e duhur. Në asnjë moment nuk u ndieva i nxituar ose ndjeva se nuk
kishte fund çështja ime. Unë e kuptova menjëherë që ajo dinte gjithçka mbi
çështjen time dhe kjo më dha mua dhe familjes sime një paqe të vërtetë. Olsa
nuk mund t’i shohë rezultatet e veprimit të saj dhe unë nuk po flas vetëm për
mua e për t’u bërë një qytetar amerikan për të cilën jam shumë krenar. Rezultati
që po i referohem është atë që bëri për familjen time dhe karrierën time që
varej nga nënshtetësia. Ajo ndoshta nuk mund t’a dijë se sa shumë netë pa
gjumë kalova duke parë tavanin tepër i shqetësuar, sidomos pas shikimit të
lajmeve me gjithë armiqësi ndaj emigrantëve. E vetmja gjë që më qetësonte
ishte se kisha një ekip legal profesionist të drejtuar nga avokatja më mirë që
ekziston, avokatja Olsa Alikaj-Cano.
Në emër të të gjithë familjarëve dhe miqve të mi, ju falënderoj nga zemra për
gjithçka që bëtë për çështjen time. Falë jush realizova ëndrrën time të bëhesha
qytetar Amerikan. Ju falenderoj sinqerisht dhe ju uroj t’i realizoni të gjitha
ëndrrat tuaja duke ndjekur pasionin tuaj për të ndihmuar imigrantë të tjerë.”
Shoku yt gjithmonë,
Zyrë Avokatie qe Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.