Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut
“Epo, një kushërira ime, gaboi kur u tha oficerëve të doganës, se kishte frikë të
kthehej në vendin e saj, pasi asaj iu refuzua hyrja në SHBA në aeroportin e
Houston-it. Ajo, u detenua në burg, dhe u vu në një listë pritjeje për një
intervistë me një officer të zyrës së azilit. Do priste me jave të tëra, ndoshta
dhe muaj duke qenë e burgosur. Zonja Alikaj-Cano i rregulloi të gjitha këto.
Familja jonë reagoi menjëherë, dhe morëm më se dy avokatë për këtë çështje.
Ata na thanë, se s’kemi ç’të bëjmë dhe kushërira duhet të priste rradhën si të
gjithë. Ne ishim të frikësuar. Kushërira jonë ishte në burg me kushedi se çfarë
njerëzish – e tmerrshme.
Rastësisht, një i njohuri ynë këmbënguli që ne të paktën të shkonim të
bisedonim me Olsën. Këtë bëmë dhe e punësuam Olsën menjëherë, sa na tha
“Përshëndetje”.
Ulur në zyrën e saj e pamë si punoi, dhe si bëri telefonata me celularin e saj. Në
ato minuta ne morëm më shumë informacione sesa kishim marrë gjatë gjithë
javës më avokatë të tjerë. Ajo nuk i zbukuroi gjërat. Na i tha siç ishin, dhe
premtoi se do t’a nxirrte kushërirën tonë nga burgu sa më shpejt.
Të nesërmen ajo shkoi në qendrën e burgimit dhe arriti të sqarojë
çështjen. Gjatë ditëve të ardhshme, unë pashë fluksin e e-mailrave elektronike
me kontaktet e saj miqësore brenda sistemit qeveritar, pasi u mbajta i
informuar për gjithçka që ndodhte. Brenda një jave e gjysëm, Olsa beri atë që
duhej të bëhej për një muaj. Në fund të javës së dytë, kushërira u rikthye në
vendin e saj. Jemi shumë mirënjohës për ekspertizën dhe profesionalizmin e
Olsës.
Olsa është fishekzjarre dhe avokate si ajo nuk ka. Unë jam marrë me shumë
avokatë për shumë kohë, por kur është fjala për emigracionin dhe bërjen e
punës, askush nuk është si Olsa. Tani atë e kemi avokaten e familjes. Une e
rekomandoj avokaten tek të gjithë. “
Zyrë Avokatie qe Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.