Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut
“Unë e punësova Olsën të më përfaqësonte në vitin 2012, kur isha e burgosur
në një qendër të imigracionit, për një krim të bërë në vitin 2002 kur isha
residente legale dhe kisha kartën jeshile. Shumica e individëve në atë
situatë mund të mbeteshin të burgosur për 4-6 muaj ndërsa prisnin ditën e
gjyqit, por Olsa më nxori pas 3 javësh. Gjatë kohës që isha e detenuar, Olsa
gjithmonë më qetësonte dhe më shpjegonte proçesin tim. Dhe kur u lirova, Olsa
më pyeste si isha, dhe bëri të pamundurën t’i bënte dokumentat për çështjen
time sa më shpejt dhe sa më në rregull.
Ajo është më e mira që mund të gjeni për t’ju përfaqësuar në gjyqe. Ditën e
gjyqit ajo komunikonte me profesionalizëm me gjyqtarin, dhe avokatin e
qeverisë. Ajo më përfaqësoi me një Aplikim për Falje, dhe kur fituam ishte një
dhuratë për të gjithë familjen time. Edhe pasi mbaroi gjyqi, ajo vazhdoi të
punojë me javë të tëra pa pagesë sa të më vinte karta jeshile. Në përgjithësi,
Olsa punon me shumë kujdes për klientët e saj dhe punon pa u lodhur për të
fituar çështjet. Unë i jap avokates Olsa Alikaj-Cano vlerësimin tim më të lartë. “
Zyrë Avokatie qe Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.