Ne e kemi një privilegj t’i ndihmojmë klientët tanë në çdo hap të proçesit të komplikuar të imigracionit, nëse ata dëshirojnë të punojnë dhe të jetojnë në këtë vend përkohësisht ose përgjithmonë.

Zyra jonë ofron shërbime ligjore të mëposhtme për: 

  • Investitorët me fonde të konsiderueshme që investojnë në SH.B.A.;
  • Individë me oferta të përhershme pune dhe me një diplomë Universiteti ose diplomë më të lartë, ose me përvojë të gjerë pune;
  • Menaxherët dhe drejtuesit e bizneseve shumëkombëshe që transferohen në SH.B.A. për një detyrë të përkohshme;
  • Individët që kryejnë punë me interes kombëtar;
  • Profesorë ose studiues të shquar;
  • Individë me aftësi të jashtëzakonshme në biznes, art ose shkencë;
  • Punëtorët fetarë shërbimet e të cilëve kërkohen nga organizatat e tyre fetare jofitimprurëse;
  • Individët që paraqesin aplikime të bazuara në oferta punësimi për qëndrim të përhershëm;

Për klientët tanë të interesuar për viza pune apo investimi, ne gjithashtu ofrojmë përvojën dhe ekspertizën tonë me aplikimet për faljet e duhura, nëse janë të nevojshme gjatë proçesit.