Shpesh, çështjet nuk mund të zgjidhen vetëm në Gjykatën e Imigracionit dhe proçedurat e mëtejshme gjyqësore janë të nevojshme. Ne përfaqësojmë me zell klientët tanë me ankesa para gjykatave të mëposhtme:

Ankesat në Zyrën e Apelimeve Administrative

Aplikantët të cilët mund të kenë marrë përcaktime të pafavorshme, ose të cilëve iu janë mohuar çështjet nga Zyra e Imigracionit mund t’a apelojnë vendimin në Zyrën e Apelimeve Administrative.

Ne kemi përvojë me paraqitjen e ankesave dhe apeleve në lidhje me rastet e mëposhtme: 

  • Kërkesat për viza imigrante dhe jo imigrante në bazë të punësimit;
  • Aplikimet për status të mbrojtur të përkohshëm;
  • Kërkesë për vizë për të Fejuar-in/ën;
  • Aplikimet për falje në lidhje me proçesin për kartën jeshile;
  • Aplikimet për leje për të riaplikuar për t’u pranuar në SH.B.A. pas deportimit;
  • Kërkesa për viza speciale imigrimi;
  • Aplikimet dhe peticionet për vizat T dhe U, dhe aplikimet e statusit të rezidencës së përhershme;
  • Revokimi nga Zyra e Imigracionit i disa peticioneve të miratuara më parë nga ajo Zyrë;

 

Bordi i Ankesave të Imigracionit

Vendimet e pafavorshme të marra nga një Gjykatës Imigracioni si dhe nga Drejtorët e Rrethit të Departamentit të Sigurisë së Brendshme mund të apelohen pranë Bordit të Ankesave të Imigracionit. Për t’u konsideruar e paraqitur në kohë, ankesa duhet të pranohet nga Bordi brenda 30 ditëve nga data e urdhërit të gjyqtarit, ose vendimit të drejtorit. Nëse ankesa paraqitet në kohë, urdhëri i gjykatësit nuk është përfundimar dhe imigranti mund të vazhdojë të jetojë dhe të punojë në Shtetet e Bashkuara. Por nëse ankesa nuk paraqitet në kohë, urdhri i deportimit bëhet i formës së prerë dhe policia e imigracionit mund t’a largojë fizikisht imigrantin nga Shtetet e Bashkuara.

Ne i ndihmojmë klientët tanë me rastet e mëposhtme:

  • Ankesat nga urdhëri final i një Gjykatësi të Imigracionit;
  • Ankesat për Kërkesa për Rihapjen / Rishqyrtimin e çështjeve;
  • Apele ndaj mohimit të peticioneve dhe aplikimeve të ndryshme;

 

Apelet e Vendimeve të Bordit të Ankesave të Imigracionit dhe Rishikimi nga Gjykata Federale

Për të apeluar një vendim të pafavorshëm nga Bordi i Ankesave të Imigracionit, imigranti duhet të paraqesë një ankesë (“kërkesë për rishikim”) pranë Gjykatës Federale të Apelit të Qarkut përkatës, përndryshe vendimi i Bordit finalizon urdhrin e deportimit të imigrantit nga gjyqtari i imigracionit. Kjo do të thotë që qeveria mund t’a deportojë fizikisht një imigrant në këtë rast. Imigranti ka 30 ditë kohë për t’i kërkuar një Gjykate të Apelit të Qarkut t’a rishikoj vendimin e Bordit. Gjatë këtyre 30 ditëve qeveria ende mund t’a deportojë një imigrant. Sidoqoftë, nëse paraqitet një ankesë, Gjykata e Qarkut mund të lëshojë një urdhër “qëndrim largimi”, i cili e urdhëron policinë e imigracionit të mos e deportojë imigrantin. Ne shpesh punojmë me këto çështje me shumë sukses në emër të klientëve dhe negociojmë me policinë në mënyrë që klientët tanë të mos largohen fizikisht nga ky vend, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka të mundshme ligjore në emër të klientëve tanë.

Ne gjithashtu i ndihmojmë klientët tanë me ankesa të ndryshme në Gjykatën Federale të Qarkut për çështjet ku oficerët e Zyrës së Imigracionit abuzojnë rolin e tyre dhe vonojnë në mënyrë të paarsyeshme të marrin vendime në lidhje me kërkesat dhe aplikimet e paraqitura në emër të klientëve tanë. Ne kemi paraqitur padi gjyqësore federale për rastet që përfshijnë vonesat në gjykimin e aplikimeve për kartat jeshile, si dhe të aplikimeve për nënshtetësi dhe për karta pune. Ne gjithashtu përfaqësojmë me zell klientët tanë në rastet kur oficerët e Zyrës së Imigracionit përpiqen t’i heqin nënshtetësinë amerikane klientëve tanë, përmes një proçesi të çnënshtetësimit. Ne kemi paraqitur me sukses padi gjyqësore për rastet kur Departamenti i Shteteve nuk ka pranuar të lëshojë pashaporta për nënshtetasit amerikanë të lindur në këtë vend të cilët kanë paraqitur “çertifikata të vonuara të lindjes”, ose “çertifikata të lindjes të lëshuara nga mamitë”, (për fëmijët e lindur nëpër shtëpi dhe jo në spital).

 

Gjykata e Lartë

Në firmën tonë ne kemi të drejtë të paraqitemi dhe t’i perfaqësojmë klientët tanë para Gjykatës më të Lartë në SH.B.A. dhe ne shpesh i informojmë klientët tanë për vendime të rëndësishme të Gjykatës së Lartë në lidhje me të drejtat e imigrantëve. Në kohët e fundit ka pasur shumë vendime të rëndësishme dhe pro-imigrantësh nga Gjykata e Lartë, siç ishte vendimi në lidhje me programin DACA në çështjen Departamenti i Sigurisë së Brendshme kundra Referentëve të Universitetit të Kalifornisë, ku Gjykata vendosi që administrata nuk e shpjegoi siç duhej vendimin e saj për t’i dhënë fund DACA-s. Ky vendim nga Gjykata e Lartë lejon që programi të vazhdojë për të gjithë aplikantët dhe marrësit e DACA-s duhet të vazhdojnë të rinovojnë aplikimet e tyre .