Ligji i imigracionit dhe ai penal janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Një akuzë, një dënim apo pranimi i një krimi, mund të ndikojnë rëndë tek statusi legal i një imigranti duke rezultuar që një imigrant të ndalohet nga policia federale e qeverisë, të vihet në paraburgim, të humbas statusin legal të rezidencës së përhershme, të deportohet, ose t’i ndalohet përgjithmonë e drejta e rikthimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Një imigrant i cili përballet me ndonjë çështje penale duhet të këshillohet jo vetëm me një avokat kompetent të mbrojtjes penale, por në të njëjtën kohë edhe me një avokat të ligjit të imigracionit.

Ne shpesh i ndihmojmë klientët tanë me sa vijon:

  • Këshillime për pasojat që lënë krimet e ndryshme si dhe çështjet penale në statusin e imigracionit;
  • Analizë dhe ndihmë për avokatët mbrojtës penalë në marrëveshjet dhe negociatat e tyre me prokurorët;
  • Trajnim në fushën e imigracionit për avokatët e mbrojtjes penale;
  • Shërbime si deshmitarë ekspertë në fushën e imigracionit për çështjet penale si dhe për seancat e gjykatave federale;