Aplikimet për bashkimin familjar i lejojnë qytetarët amerikanë dhe rezidentët e përhershëm (mbajtësit e kartave jeshile) të sponsorizojnë anëtarët e familjes së tyre të imigrojnë në Shtetet e Bashkuara. Familja është shumë e rëndësishme dhe fakti që klientët tanë kanë besim tek ne për t’i ndihmuar me kërkesa dhe aplikime të ndryshme në emër të pjesëtarëve të familjes së tyre, është shumë e veçantë për ne. Nëse ju jeni një rezident i përhershëm ose një Qytetar i SH.B.A.-së, ju mund të bëni një kërkesë për pjesëtarët e familjes suaj.

Një mbajtës i kartës jeshile mund të bëjë kërkesë për pjesëtarët e mëposhtëm të familjes:

  • Bashkëshort-i/ia
  • Fëmija/ët e pamartuar

Një nënshtetas amerikan, mund të bëjë kërkesë për:

  • Bashkëshort-in/en
  • Të Fejuar-in/ën
  • Fëmijë të pamartuar nën 21 vjeç
  • Fëmijë të martuar mbi 21 vjeç
  • Prindërit (nëse jeni 21 vjeç ose më shumë)
  • Vëlla / Motër (nëse jeni 21 vjeç ose më shumë)

Kur bëni kërkesë për një të afërm, kategoritë e mëposhtme të preferencave janë shumë të rëndësishme, sepse ato përcaktojnë kohën e ardhjes së familjarëve:

  • Preferenca e Parë: Të pamartuar, djem të rritur dhe vajza të nënshtetasve Amerikanë. (I rritur do të thotë 21 vjeç ose më i madh);
  • Preferenca e Dytë: Bashkëshortët e mbajtësve të Kartave Jeshile, fëmijë të pamartuar (nën 21 vjeç) të rezidentëve të përhershëm;
  • Preferenca e Dytë: Djem dhe vajza të rritura, të pamartuar të rezidentëve të përhershëm;
  • Preferenca e Tretë: Djem dhe vajza, të martuar (çdo moshë) të qytetarëve amerikanë;
  • Preferenca e Katërt: Vëllezërit dhe motrat e qytetarëve të rritur të SH.B.A.;

Një vizë bëhet e disponueshme për një kategori preferencash sipas datës së përparësisë (data kur kërkesa e familjes ishte e paraqitur siç duhej në zyrën e imigracionit).

Paraqitja e një kërkese familjare dhe aprovimi i saj janë hapi i parë në marrjen e rezidencës së përherëshme (kartës jeshile). Hapi i dytë është kërkesa për kartën jeshile pasi aplikanti është përfitues i një peticioni të aprovuar familjar; pasi një numër i vizave imigruese është menjëherë në dispozicion për të, dhe nëse aplikanti ka të drejtë nga ana ligjore. Nëse ka të drejtë dhe nëse aplikanti është në SH.B.A. aplikimi bëhet në Shtetet e Bashkuara. Nëse aplikanti është jashtë vendit, aplikimi paraqitet në Ambasadën ose Konsullatën e SH.B.A.-së.

Përveç ndihmës që iu japim klientëve tanë në lidhje me bashkimet familjare, ne kemi qenë gjithashtu shumë të suksesshëm me paraqitjen e aplikimeve te faljeve të ndryshme, nëpër konsullata dhe ambasada (në rastet kur imigrantët kanë pasur probleme të mëparshme me ligjin e imigracionit apo me çështje penale).