Rezidentët e përhershëm ose mbajtësit e “kartave jeshile” mund të jetojnë dhë të punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshe nga nënshtetasit amerikanë ata nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet amerikane ose të shërbejë në një juri gjyqësore. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të marrë rezidencën e përhershme. Keto janë: Nëpërmjet familjes ose punësimit; si një imigrant i veçantë; përmes statusit të refugjatit ose të azilit; si viktimë e trafikimit njerëzor, viktimë e krimit, ose viktimë e abuzimit; si dhe përmes llotarisë së vizave.

Një kartë jeshile mund të lëshohet për 2 vjet (si kartë jeshile e kushtëzuar) dhe një kërkesë për heqjen e kushteve të qëndrimit duhet të paraqitet brenda 90 ditëve para skadimit të kartës. Karta mund të lëshohet gjithashtu për 10 vjet dhe duhet të rinovohet para se të skadojë. Ndërsa karta jeshile mund të skadojë, me ligj, vetë statusi i qëndrimit të përhershëm, statusi i rezidentit nuk “skadon”.  Vetëm një gjyqtar imigracioni mund t’ia heq dikujt rezidencën e përhershme.

 

Humbja dhe Braktisja e Rezidencës së Përhershme 

Statusi i rezidentit të përhershëm mund të humbitet vullnetarisht, kur një rezident i përhershëm nuk dëshiron të jetojë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara. Në atë rast ai mund t’a kthej ‘kartën jeshile’ vullnetarisht duke nënshkruar një formular për të hequr dorë nga statusi përpara një oficeri të konsullatës amerikane, ose para një oficeri të imigracionit në një aeroport. Ne shpesh i ndihmojmë klientët tanë në Konsullatat / Ambasadat përkatëse amerikane me dorezimin vullnetarisht të kartave dhe marrjen e një vize vizitore në mënyrë që ata të kenë mundësi të rikthehen e të visitojnë Amerikën.

Statusi i rezidentit të përhershëm gjithashtu mund të humbitet nëpërmjet braktisjes. Banorët e përhershëm të ligjshëm nuk duhet të qëndrojnë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një periudhë më shumë se 180 ditë radhazi. Nëse ata qëndrojnë jashtë vendit për një vit ose më shumë, ekziston prezumimi i braktisjes së statusit të tyre të Përhershëm.

Rezidenca e përhershme mund të humbitet dhe me shkelje të ndryshme të ligjit të imigracionit, përfshirë kryerjen ose dënimin prej veprave të caktuara penale.

Shpesh, shumica e çështjeve me humbjen apo braktisjen e statusit të kartes jeshile, duke përfshirë dhe problemet me çështjet kriminale, ndodhin pas rikthimit të një personi në SH.B.A. pas një udhëtimi ndërkombëtar. Humbjet e statusit të përhershëm ndodhin dhe kur dikush paraqet një kërkesë të parakohshme për rinovimin e kartës jeshile ose një aplikim të parakohshëm për nënshtetësisë.

Nëse keni ndonjë problem me çështjen tuaj të imigracionit, ose keni ndonjë shqetësim për një çështje penale, duhet të konsultoheni me një avokat para se të paraqisni ndonjë nga aplikimet në zyrën e imigracionit.

 

Përveç ndihmës me aplikimet për rezidencë të përhershme, ne i ndihmojmë klientët tanë me:

  • Kërkesat për të hequr kushtet e një rezidence të përhershme;
  • Aplikimet për të rinovuar / zëvendësuar kartën e qëndrimit të përhershëm;
  • Aplikimet për Leje Rikthimi në SH.B.A. (për rezidentët që u duhet të punojnë/jetojnë për më se 180 ditë rrjesht jashtë SHBA-së);
  • Regjistrimi i Proçesverbalit të Braktisjes Vullnetare të Statusit të Përhershëm me Konsullatat / Ambasadat e SH.B.A.-së dhe marrjen e vizës së vizitorëve B1 / B2;
  • Përfaqësimi në Proçedurat e Deportimit që ndodhin nga çështjet me braktisjen dhe kryerjen e disa krimeve;