slogan
NA TELEFONONI 832-288-2727
Build & Design
Zyrë Avokatie që Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit

Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut

Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpall procesin e regjistrimit për statusin e mbrojtur të përkohshëm për Haitin

Departamenti i Sigurisë Kombëtare postoi për inspektim publik një njoftim të Regjistrit Federal që ofron informacion se si të regjistroheni për Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) për Haitin.

Procesi i regjistrimit do të hapet javën e ardhshme. Të gjithë individët që duan të kërkojnë TPS sipas këtij përcaktimi për Haitin duhet të paraqesin një aplikim.

Kjo përfshin afërsisht 55,000 përfitues aktualë nga Haiti, dokumentacioni i të cilëve lidhet me TPS-në, i dhe zgjatet automatikisht të paktën deri më 4 tetor 2021, në përputhje me urdhrat e gjykatës. Këta individë duhet të paraqesin një aplikim të ri për TPS sipas këtij përcaktimi për të siguruar që ata të mbajnë statusin e tyre.

Ky përcaktim i Haitit për TPS gjithashtu mundëson që rreth 100,000 individë shtesë të paraqesin aplikimet fillestare për TPS, nëse përndryshe kualifikohen. Për t’u kualifikuar për TPS nën këtë përcaktim, individët duhet të demonstrojnë se kanë banuar vazhdimisht në Shtetet e Bashkuara që nga 29 korriku 2021. Pas ngjarjeve të fundit në Haiti, përfshirë vrasjen në korrik të Presidentit Jovenel Moïse, Sekretari Mayorkas ka modifikuar këtë datë nga ajo që ishte njoftuar më parë. Individët që përpiqen të udhëtojnë në SHBA pas 29 korrikut 2021, nuk do të kenë të drejtë për TPS dhe mund t’i nënshtrohen dëbimit ose largimit.

Individët që aplikojnë për  TPS duhet të dorëzojnë Formularin I-821, Aplikimi për Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm, gjatë periudhës fillestare të regjistrimit 18-mujor që fillon nga data 3 gusht 2021, deri më 3 shkurt 2023. Aplikantët e TPS të Haitit kanë të drejtë të paraqesin Formularin I-821 në internet. Aplikantët gjithashtu mund të kërkojnë një Dokument Autorizimi Punësimi duke paraqitur një Formular të plotësuar I-765, Aplikim për Autorizim Punësimi, me Formularin e tyre I-821. Aplikantët gjithashtu mund të dorëzojnë Formularin I-765 në internet.

 

 

 

 

 

By : Olsa Cano | July 31, 2021 | USCIS News

NA KONTAKTONI

  • Hidden

Cano Immigration, PLLC.

Zyrë Avokatie qe Ofron Këshillim dhe Ekspertizë Ligjore në Fushën e Imigracionit

Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.

BASHKЁPUNIMI YNЁ ME SHOQATA HUMANITARE PЁR IMIGRANTЁT

Ekipi ynë ligjor ka pasion të veçantë punën humanitare për imigrantët refugjatë, ata që i largohen persekutimit, luftërave dhe terrorit dhe që kalojnë disa nga vështirësitë më të jashtëzakonshme që ekzistojnë.

Ne dedikojmë shumë orë falas dhe bëjmë një punë të pandalshme sidomos për fëmijët e braktisur dhe gratë e abuzuara që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kërkim të një jete më të mirë. Gjithashtu ne mbështesim shumë shoqata humanitare që ndihmojnë imigrantët, jo vetëm me këshillime ligjore dhe përfaqësim falas të imigrantëve nëpër gjykatat e imigracionit, por edhe me ndihma të vazhdueshme monetare.

Për listën e organizatave që ne mbështesim shikoni më poshtë:

UNICEF www.unicefusa.org
Qëndra e Drejtësisë Tahirih http://www.tahirih.org
Fëmijët në Nevojë për Mbrojtje (KIND) https://supportkind.org/
Akademia e Ligjit të Imigracionit të Fëmijëve (CILA) (CILA) www.cilacademy.org
Këshilli Amerikan i Imigracionit (AIC) www.americanimmigrationcouncil.org
Për eksperiencën dhe ekspertizën tonë na kontaktoni në numrin: 832-288-2727 Ose plotësoni informacionin në të majtën tuaj.