Akti i Lirisë së Informacionit, i quajtur ndryshe FOIA, e lejon një individ të paraqesë një kërkesë për të marrë regjistrime apo informacione për veten nga një agjensi qeveritare amerikane. Informacioni i marrë nga FOIA është shumë i dobishëm dhe shpesh detajon mënyrën e hyrjes së dikujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikes (p.sh. vizën e përdorur), historinë e kaluar të imigracionit të një familjeje, si dhe veprimet në lidhje me sistemet kriminale dhe ato të imigracionit që mund të kenë një ndikim të madh në aplikimet e ardhshme dhe të mundshme të një imigranti.

 

Ne i ndihmojmë klientët tanë me aplikimet e mëposhtme:

  • FBI FOIA – Byroja Federale e Hetimit – për të marrë informacion mbi historinë kriminale;
  • CBP FOIA – Dogana dhe Patrulla Kufitare – për të marrë informacion në lidhje me vendkalimet kufitare;
  • USCIS FOIA – Shërbimet e Doganave dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara – për të marrë informacion mbi historinë e peticioneve dhe kërkesave të paraqitura për imigrim në të kaluarën, përfitimet e dhëna, etj.;
  • FOIA EOIR – Zyra Ekzekutive për Rishikimin e Imigracionit – për të marrë të dhëna të historisë së imigracionit dhe proçedurave të deportimit në Gjykatën e Imigracionit;