Sepse të Drejtat e Imigrantëve Janë të Drejta të Njeriut


Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së nxjerrin udhëzime gjithëpërfshirëse në Manualin e Politikave të USCIS për gjykimin e kërkesave për statusin T joemigrues (ose viza T) të paraqitura nga viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, duke përfshirë sqarimin se si aplikantët vendosin përshtatshmërinë.
Udhëzimi redukton barrierat dhe pengesat për viktimat e trafikimit në përputhje me qëllimin e Aktit të Parandalimit të Trafikimit dhe Dhunës të vitit 2000.
Në fuqi më 20 tetor 2021, udhëzimi mund të gjendet në Manualin e Politikave të USCIS. (PDF, 339.32 KB)


Departamenti i Sigurisë Kombëtare postoi për inspektim publik një njoftim të Regjistrit Federal që ofron informacion se si të regjistroheni për Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) për Haitin.
Procesi i regjistrimit do të hapet javën e ardhshme. Të gjithë individët që duan të kërkojnë TPS sipas këtij përcaktimi për Haitin duhet të paraqesin një aplikim.
Kjo përfshin afërsisht 55,000 përfitues aktualë nga Haiti, dokumentacioni i të cilëve lidhet me TPS-në, i dhe zgjatet automatikisht të paktën deri më 4 tetor 2021, në përputhje me urdhrat e gjykatës. Këta individë duhet të paraqesin një aplikim të ri për TPS sipas këtij përcaktimi për të siguruar që ata të mbajnë statusin e tyre.
Ky përcaktim i Haitit për TPS gjithashtu mundëson që rreth 100,000 individë shtesë të paraqesin aplikimet fillestare për TPS, nëse përndryshe kualifikohen. Për t’u kualifikuar për TPS nën këtë përcaktim, individët duhet të demonstrojnë se kanë banuar vazhdimisht në Shtetet e Bashkuara që nga 29 korriku 2021. Pas ngjarjeve të fundit në Haiti, përfshirë vrasjen në korrik të Presidentit Jovenel Moïse, Sekretari Mayorkas ka modifikuar këtë datë nga ajo që ishte njoftuar më parë. Individët që përpiqen të udhëtojnë në SHBA pas 29 korrikut 2021, nuk do të kenë të drejtë për TPS dhe mund t’i nënshtrohen dëbimit ose largimit.
Individët që aplikojnë për TPS duhet të dorëzojnë Formularin I-821, Aplikimi për Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm, gjatë periudhës fillestare të regjistrimit 18-mujor që fillon nga data 3 gusht 2021, deri më 3 shkurt 2023. Aplikantët e TPS të Haitit kanë të drejtë të paraqesin Formularin I-821 në internet. Aplikantët gjithashtu mund të kërkojnë një Dokument Autorizimi Punësimi duke paraqitur një Formular të plotësuar I-765, Aplikim për Autorizim Punësimi, me Formularin e tyre I-821. Aplikantët gjithashtu mund të dorëzojnë Formularin I-765 në internet.


Departamenti i Sigurisë Kombëtare publikoi një njoftim në Regjistrin Federal (FRN) që përcakton Burmën për Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) për 18 muaj, në fuqi nga data 25 maj 2021, deri më 25 nëntor 2022. Sekretari i Sigurisë së Brendshme Alejandro N. Mayorkas paralajmëroi më parë në 12 Mars që Burma do të caktohej për TPS.
Përcaktimi i Birmanis për TPS lejon rreth 1,600 shtetas nga Burma (ose individë që nuk kanë kombësi të cilët banonin përherë në Burma) të cilët kanë qëndruar vazhdimisht në Shtetet e Bashkuara që nga 11 Marsi i vitit 2021, dhe kanë qëne vazhdimisht të pranishëm fizikisht në Shtetet e Bashkuara që nga 25 maji i vitit 2021, për të paraqitur aplikacionet fillestare për të marrë TPS. Aplikantët gjithashtu duhet të plotësojnë kërkesat e tjera të pranimit të TPS.
Individët që aplikojnë për TPS duhet të paraqesin një Formular fillestar I-821, Aplikimi për Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm, gjatë periudhës fillestare të regjistrimit 180-ditor që zgjat nga data 25 maj deri më 22 nëntor të vitit 2021. Aplikantët gjithashtu kanë të drejtë të aplikojnë për Kartë Identiteti/Patentë Makine të lidhur me Dokumentet e Autorizimit të Punësimit (EADs) si dhe për autorizimin e udhëtimit.


Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro N. Mayorkas ka caktuar Venezuelën për Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) për 18 muaj, deri në Shtator 2022. Ky emërtim i ri i TPS për Venezuelën i mundëson shtetasve të Venezuelës (dhe individëve pa kombësi që banuan për herë të fundit në Venezuelë) që aktualisht banojnë në Shtetet e Bashkuara, të paraqesin aplikacionet fillestare për TPS, për sa kohë që ato plotësojnë kërkesat e pranueshmërisë.
Ky emërim është për shkak të kushteve të jashtëzakonshme dhe të përkohshme në Venezuelë që parandalojnë shtetasit të kthehen në mënyrë të sigurt, duke përfshirë një krizë komplekse humanitare të shënuar nga uria dhe kequshqyerja e përhapur, si dhe një ndikim në rritje të pranisë së grupeve të armatosura jo-shtetërore, etj. TPS mund të caktohet në një vend me kushte si p.sh. konflikti i armatosur, katastrofat mjedisore ose kushte të jashtëzakonshme dhe të përkohshme.
Vetëm individët që mund të demonstrojnë qëndrim të vazhdueshëm në Shtetet e Bashkuara që nga 8 Mars 2021 kanë të drejtë për TPS nën përcaktimin e Venezuelës.
Individët që dëshirojnë TPS duhet të paraqesin një kërkesë në Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA brenda periudhës së regjistrimit 180-ditor. Ata gjithashtu mund të aplikojnë për Dokumentet e Autorizimit të Punësimit (EAD) dhe për autorizimin e udhëtimit. Të gjithë individët që aplikojnë për TPS i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe sfondit si pjesë e përcaktimit të kualifikimit.


Sipas Vendimi të Gjykatës së Qarkut në Batalla Vidal, etj. kundra. Wolf, etj. dhe Shteti i Nju Yorkut, etj. kundra Trump, etj.
Në 14 nëntor 2020, një nga Gjykatat e Qarkut të Shteteve të Bashkuara lëshoi një urdhër që kërkon që Departamenti i Sigurisë Kombëtare të rikthejë pranimin e aplikimit për Aksionin e Shtyrë për Imigrantët e Ardhur në Fëmijëri (programin DACA) sipas rregullit që ishte në fuqi në 4 Shtator 2017.
Në përputhje me urdhërin e Gjykatës, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA (USCIS) do fillojnë të pranojnë kërkesat për ata që aplikojnë për herë të parë për shqyrtimin e aplikimit të programit DACA. Kjo përshfshin aplikimet për udhëtim; gjithashtu dhe zgjatjet e aprovimit të veprimit të shtyrë në bazë të DACA-s si dhe zgjatjen e dokumentave të autorizimit të punësimit nga një një vit në dy vite.


USCIS today announced a regulatory change to deter aliens from illegally entering the United States and from filing frivolous, fraudulent, or otherwise non-meritorious claims for asylum to obtain an employment authorization document. This rule does not alter asylum eligibility criteria in any way and will be effective on Aug. 25.
USCIS Rule Strengthens Employment Eligibility Requirements for Asylum Seekers


USCIS today announced a regulatory change to provide greater flexibility in the processing of initial employment authorization documents (commonly called EADs) for asylum applicants by removing the burdensome and agency-imposed 30-day time frame.
USCIS Provides Greater Flexibility in Processing Work Authorization Requests for Asylum Applicants


USCIS Deputy Director for Policy Joseph Edlow issued the following statement on today’s Supreme Court decision on the Deferred Action for Childhood Arrivals program:
USCIS Statement on Supreme Court’s DACA Decision