Në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, dhe veçanërisht për imigrantët, ne jemi krenar për punën dhe dedikimin ndaj klientëve tanë që ndodhen kudo në botë.

Pas një kohe të gjatë mbyllur, zyrat qeveritare dhe gjykatat e imigracionit janë tashmë të hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klientëve tanë ne ju ofrojmë shërbime ligjore dhe mundësi komunikimi me ne nëpërmjet lidhjeve telefonike, si dhe me Skype, WhatsApp, Zoom, Facebook, dhe Instagram. Ne gjithashtu vazhdojm të takohemi me klientë në zyrën tonë të avokatisë për raste të domosdoshme.

Për të mbrojtur shëndetin e klientëve dhe të ekipit tonë juridik, ne jo vetëm po zbatojmë distancë sociale, por po bëjmë maksimumin që zyra jonë të jetë e dizinfektuar me cilësi të një niveli sa më të lartë sanitar. Ne kërkojmë që klientët të përdorin maska kur paraqiten në zyrën tonë për çështjet e tyre ligjore.

Ne ju mirëpresim për t’ju ndihmuar për çdo çështje të imigracionit dhe ju mund të na kontaktoni në këtë numër: 832-288-2727.